Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ministri në detyrë, Ekrem Mustafa nesër do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutur për sigurinë në trafikun rrugor të Kosovës.
Nga MPB përmes një komunikate për media, bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nesër në një hotel në Prishtinë, nga ora 10:00
“Nesër do të mbahet takimi me kryetarët e komunave. Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, do të mbajë takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës. Takimi do të mbahet nesër, më 4 dhjetor, në hotel “Emerald” duke filluar nga ora 10:00. Temë diskutimi do të jetë siguria në trafikun rrugor në Kosovë”, shkruhet në komunikatë.
Lexo edhe: Përdorimi i telefonit në trafik, një ndër arsyet kryesore të aksidenteve
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi