Drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku -Sadriu realizoi një takim me komandantin Niman Jonuzi dhe zyrtarë në Policinë e Kosovës dhe diskutuan për sigurinë në shkollat e Kryeqytetit.
Gjatë takimit ajo ka theksuar se siguria në shkollë kërkon një angazhim të përbashkët dhe të vazhdueshëm.
“Siguria në shkollë kërkon një angazhim të përbashkët dhe të vazhdueshëm, është e rëndësishme që të kemi dialog të hapur dhe të bashkëpunim në mes autoriteteve shkollore, policisë dhe prindërve për të identifikuar rreziqet potenciale dhe për të gjetur zgjidhje efektive”, është shprehur ajo gjatë takimit.
Lushtaku- Sadriu tha se ky takim ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të gjetur mënyra për të rritur edhe më shumë masat e sigurisë në shkollat e Prishtinës./Arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë