Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate që kontribuojnë me trupat e KFOR-it.
Bëhet e ditur se diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.
“Ky takim është një tjetër demonstrim i prekshëm i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
KFOR ka përsëritur thirrjen se vazhdon të përmbushë mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Maqedonci: Thellimi i bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s, prio...
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...