Kohëve të fundit ka pasur raste të shumta të keqpërdorimeve të kartelave bankare të cilat po prekin ilegalisht të dhënat personale të qytetarëve.
Kjo po ndodh për shkak se qytetarët janë frekuentues të rregullt të shërbimeve online dhe blerjeve me kartela bankare.
Tentimet për mashtrime dhe keqpërdorime janë nga më të ndryshme, ku kërkohen të dhënat personale, duke i kërkuar kinse kanë fituar ndonjë lotari, i punësuar në ndonjë vend pune apo ndonjë gjë tjetër.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxha për ”Arbresh.info”, ka thënë se bankat duhet të marrin masa mbrojtëse që të mos dëmtohen ekonomikisht klientët e tyre, sepse sipas tij, bankat nuk marrin asnjë përgjegjësi për mashtrime të tilla.
Hoxha tregoi se një person mundet lehtësisht me një rreze deri në një metër të arrij të t’i marr të dhënat bankare të gjithë atyre që i ka afër.
“Bankat kryesisht marrin masat te cilat janë të mbrojtura që të mos dëmtohen ekonomikisht i bie qe personi i cili rënë pre e mashtrimeve e mban të gjithë barrën e mashtrimeve. Për vet faktin që bëhet nga mos marrja e masave të duhura të konsumatorëve nga ana e bankës. Nëse një person lajmëron se është mashtruar aj në 99.9 për qind paratë nuk i kthehen sepse banka nuk e merr asnjë përgjegjësi për mashtrime të tilla. Ne të gjithë kemi kartela bankare të pajisur teknologjike ku ne mund të paguajmë pa e dhënë asnjë shifër. Derisa ka shumë njerëz të njohur si hakera mundet lehtësisht me një rreze deri në një metër të marrin të dhënat e personave të cilët i kanë afër. Një person mund të hyjë në autobus dhe mund t’ia marrin të dhënat bankare të gjithë personave që janë në atë hapësirë”, tha ai.
Sipas tij, rrezikshmëria rritet edhe më shumë kur blerjet online bëhen përmes smartphonve, pasiqë klienti nuk mund ta di a është faqja e sigurt për blerje.
Hoxhaj nuk sheh ndonjë fushatë nga bankat se cilat masa duhet të marrin klientët kur ndodhin gjëra të tilla dhe krejt kjo, sipas ekspertit, po ndodh për shkak se është më i rëndësishëm imazhi i tyre, sesa paratë e klientëve.
“Deri më tani nuk kam parë asnjë fushatë sensibilizuese se si klientët mund të mbrojnë kartelën e tyre ajo që ka një kosto shumë të vogël 5 deri ne 10 cent maksimumi, kaq kushton masa mbrojtëse. Bankat marrin të gjitha masat që atyre i duhet e jo ato masat që klientëve iu duhen. Rreziku është i madh duke ditur që unë nuk shoh ndonjë fushatë nga bankat se cilat masa duhet të marrin kur ndodhin gjëra të tilla. Por kjo nuk bëhet për faktin që bankat nuk duan ta pranojnë faktin sepse në këtë mënyrë do të dëmtohet imazhi i tyre dhe për ta është më i rëndësishëm imazhi sesa paratë e klientëve. Rrezikshmëria rritet edhe më shumë kur blerjet online bëhet përmes smart phone-ve sepse nuk mund ta dish se a është faqja e sigurt apo jo, kjo e shumëfishon rrezikun”, tha Hoxha.
Ekonomisti Mustafë Kadrijaj për Arbresh.info, theksoi se vendi ynë duhet ta rris vigjilencën dhe të bashkëpunojë me qytetarët.
“Në ekonominë e tregun nuk ka ndonjë mundësi tjetër që të ruhen paratë. Sepse përveç llogarive bankare kryhet të gjitha transaksionet dhe pagesat. Si në nivel të biznesit po ashtu edhe tek qytetarët. Por qytetarët të vetmin mbrojte e kanë Bankën Qendrore e cila është e obliguar në mënyrë ligjore që duhet ta rrit vigjilencën dhe kontrollin në banka të caktuara. Që në momentin që ka shkelje apo dëmtim, BQ është ajo që mund ti dënoj apo diçka e ngjashme, apo organet juridike”, tha Kadrijaj.
Gjithashtu, ai shtoi se shteti ka obligim sigurinë e qytetarit, pasi kjo ndikon në të ardhurat e qytetarit.
“E vetmja zgjidhje nëse kanë të deponuar qytetarët mjete të bëjnë blerje të patundshmërive që në kohë inflacioni mundësia për ta ruajtur vlerën e parasë është për ta kthyer në patundshmëri dhe ajo mund të ketë një lloj mundësi të shpëtimit të parave të tyre. Ndërsa si këshillë për qytetarët nuk kanë rrugë tjetër vetëm ti drejtohen organeve relevante për raste të tilla, sepse nuk guxon të dëmtohet portofoli qytetarit në asnjë rast”, përfundoi ai.
Hamidi: Në momentin kur mund të ketë mashtrime dhe rrezikohen paratë e qytetarëve, intervenon Banka Qendrore
Por ndryshe nga eksperti i sigurisë kibernetike, mendon njohësi i çështjeve të ekonomisë dhe gazetari Lavdim Hamidi.
Ai, ka vlerësuar se sistemi bankar i Kosovës garanton dhe ofron siguri tek të gjithë qytetarët.
“Edhe me Ligj, nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë, qytetarëve u garanton shteti për mjetet e tyre deri në 5000 euro të depozituara në bankat e vendit. Bazuar në shumat e depozituara në banka, shteti i garanton mbi 1.1 miliardë depozita, që i bie se pjesa më e madhe e depozitarëve nuk kanë më shumë depozita se 5000 €”, tha Hamiti.
Sipas tij, në dekadën e fundit nuk ka ndonjë rast që qytetarët i humbin depozitat e tyre në banka.
Megjithëkëtë, ai thotë se në momentin kur mund të ketë mashtrime dhe rrezikohen paratë e qytetarëve, intervenon Banka Qendrore.
“Në dekadën e fundit nuk ka ndodhur ndonjë rast që qytetarëve t’i humbin depozitat e tyre në bankat komerciale, pasi që këto të fundit janë nën mbikëqyrje të Bankës Qendrore të Kosovës dhe në momentin kur ka tendencë që të rrezikohen paratë e qytetarëve intervenon automatikisht Banka Qendrore. Vlerësoj se sistemi bankar i Kosovës është shumë i sigurt, pasi që edhe kreditë e këqija janë shumë të ulëta, madje më të ulëtat në rajon dhe kjo nuk e rrezikon aspak likuiditetin e bankave. Prandaj, s’ka asnjë arsye që paratë të ruhen nën “jastëk”, pasi që janë shumë të pasigurta nga rastet e shpeshta të grabitjeve në vend”, shtoi ai.
Ndryshe, cak i këtyre sulmeve kibernetike kanë qenë edhe institucionet, ndërmarrjet dhe kompanitë private në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Sistemet qeveritare në Kosovë gjatë kohëve të fundit janë ballafaquar me sulm kibernetikë të llojit “DdoS”.
Kurse, sipas shifrave të Bankës Qendrore të Kosovës, janë mbi 5.6 miliardë euro depozita të qytetarëve dhe bizneseve në bankat komerciale të Kosovës, mjete këto që vlerësohet se janë shumë të sigurta./Arbresh.info/Diellza Gashi/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...