Google ADS

Siguria e aviacionit civil në vend, në nivel të lartë

13:27 | 5 Janar 2021
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha me bashkëpunëtorë priti në vizitë deputetet Sala Berisha-Shala dhe Safete Hadërgjonaj, anëtare të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Berisha i informoi deputetet rreth sfidave të Autoritetit të Aviacionit Civil në rrafshin e brendshëm që ndërlidhen me mungesë buxheti të mjaftueshëm dhe zbatimin e reformës së administratës publike, ndërsa atë të jashtëm për shkak të mospranimit në organizata ndërkombëtare siç janë ICAO, ECAC, Eurocontrol dhe organizmat tjerë ne fushën e aviacionit. Drejtori Berisha, informoi deputetet edhe për zhvillimet e reja në marrjen e menaxhimit të hapësirës ajrore.

Përndryshe, siguria e aviacionit civil në vend është në nivel të lartë, kemi rritje të vazhdueshme të trafikut ajror vitin e kaluar rreth 115 mijë mbikalime, ndërsa numri udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari” ka kaluar shifrën prej 2 milionë.

Kryetarja e Komisionit, Berisha-Shala, tha se AAC është një institucion i veçantë i cili ka rëndësi jetike për funksionimin e aviacionit civil dhe se me punën e mirë ka arritur të gëzoj reputacion tek anëtarët e Komisionin Parlamentar dhe në shoqërinë civile e cila merret me monitorimin e punës së tyre. Edhe deputetja Hadërgjonaj, tha se e ka përcjellur punën e AAC-së në disa legjislatura të Kuvendit dhe se u shpreh e gatshme të përkrahë kërkesat e AAC-së për mjete buxhetore shtesë, sipas kërkesave të arsyeshme.

Të ngjashme