KB Sigal Prishtina ka pësuar disfatë më debutimin historik në Ligë të Kampionëve.
Klubi më i trofeshëm në vendin tonë është mposhtur me rezultat 50:57 kundër skuadrës bjelloruse Tsmoki Minsk në njërën nga ndeshjet kryesore në historinë e KB Sigal Prishtinës, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse dominuan me rezultat 23:21 në çerekun e parë, KB Prishtina përfundoi në disavantazh pjesën e parë të ndeshjes ndaj Tsmoki Minskit duke shkuar në pushim me diferencë prej dhjetë pikëve – 26:36.
E gjithë kjo ndodhi për shkak të gabimeve të shumta nga skuadra “bardhekaltër” duke i dhuruar hapësirë mysafirëve në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.
Edhe në çerkun e tretë dominoi skuadra bjelloruse duke thelluar diferencën në 12 pikë. Klubi prishtinas arriti të realizoj vetëm shtatë pikë gjatë këtij çereku që përfundoi 33:45.
Skuadra e trajnerit Ahmed Kandemir u rindezë në çerekun e katërt por përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar sërish avantazhin.
Dardan Berisha ishte realizatori më i mirë për Sigal Prishtinën në ndeshjen e parë në garën e madhe evropiane./arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...