Betim Ibrahimajt nuk i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit 2015, edhe pse prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
I riu nga Istogu, i cili është vrarë sot në Siri brenda zonave të kontrolluara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS), ishte arrestuar në vitin 2015 nga Policia e Kosovës së bashku me pesë persona të tjerë nën dyshimin për terrorizëm.
Pesë nga të arrestuarit e grupit – që më vonë u njoh si”Grupi i Badovcit” – u dënuan me 49 vjet burg gjithsej nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.
Por, vetëm Betim Ibrahimaj nuk u dënua asnjëherë, edhe pse kishte pranuar në deklaratën e tij për Policinë e Kosovës, se kishte qenë pjesë e luftës në Siri dhe Irak edhe më parë gjatë viteve 2013 – 2015, raporton Insajderi.
Kështu dëshmon aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundrejt “Grupit të Badovcit”, në mesin e të cilëve ndodhej edhe Ibrahimaj. Ai dyshohej për veprën penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grupe Terroriste” dhe “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”.
“Pasi që Drejtoria kundër terrorizmit ka zbuluar se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një person tjetër, PSRK ka marrë Aktvendim për zgjerimin e hetimit PPS nr. 48/2015 të datës 30.09.2015, ndaj të pandehurit Betim Ibrahimaj për veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 4 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 135 par. 1 nën par. 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, më 4 dhjetor të vitit 2015.
Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar Ibrahimajt masën e arrestit shtëpiak.
“I pandehuri Betim Ibrahimaj për ndryshe gjendet në arrest shtëpiak sipas lëndës së PSRK-së, PPS nr. 25/2015 për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të KPRK”, shkruhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.
Por, masa e arrestit shtëpiak të vendosur nga Gjykata ndaj tij, i kishte mundësuar Ibrahimajt që t’i bashkohej sërish ISIS-it, ku qëndroi edhe rreth një vit e gjysmë para se të vdiste sot në zonat e luftës në Siri.
Në korrik të vitit 2016, pesë të akuzuarit në këtë rast: Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi u shpallën fajtor.
Ata u gjetën fajtor se në bashkëkryerje kanë frikësuar popullatën si dhe kanë përgatitur veprën terroriste me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë.
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...