Në Gjilan thirrjes për namazin e sabahut të Kurban Bajramit gjilanasit iu përgjigjën ende pa u zbardhur dita.
E për t’i zënë të gjithë, “Xhamia e Madhe” mbeti e vogël.
Krejt këta besimtarë myslimanë, shumicën e kohës dëgjuan nga imami Sylejman Osmani, se si duhet solidarizuar me të tjerët, njofton Klan Kosova.