Deputeti i LDK-s, Anton Quni, i ftuar në “Ditë Mbas Dite” të Rrokum TV ka folur për tema të ndryshme politike duke kujtuar edhe momente nga lufta e fundit ne Kosovë.
Ai në tej ka komentuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale, duke thënë se nisma për shfuqizimin e saj nuk do të realizohet.
“Kam qenë i bindur se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të mund të realizohet”, theksoj ai duke shtuar se, LDK ka qene totalisht e përjashtuese nga këto zhvillime.
“LDK-n kanë dashur ta nxjerrin jashtë, ashtu sikurse kanë dashur të bëjnë të njëjtën gjë edhe gjate luftës dhe një periudhe mbas luftës”, ka thënë ai.
Por, Quni thotë se, LDK edhe sot vazhdon të ketë politike të qëndrueshme në raport të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.
“Ne kemi bërë marrëveshje me miqtë tanë, dhe kjo asht një lloj bese, prandaj duhemi me mbajte atë”, shprehet Quni.
Quni ka deklaruar gjithashtu ne raste se, ka një aktakuze eventuale nga Specialja për të personalisht, do t’i përgjigjej pozitivisht kësaj thirrje.
“Do të isha ambasador i denjë i Kosovës në argumentimin e të vërtetës”, ka thënë Quni.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia