Google ADS

Si ta dini sa dënime i keni në polici?

21:45 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Vendimi i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në lidhje me regjistrimin e veturave është duke krijuar paqartësi tek qytetarët e Kosovës.

Ata nuk janë në dijeni se ku të informohen në lidhje me gjobat të cilat nuk i kanë paguar për kundërvajtjet e shkaktuar në trafikun rrugor për të vazhduar tutje me regjistrimin e automjetit.

Gazeta Insajderi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila është përgjigjur duke thënë se lidhur me këtë problem duhet të kontaktohet Policia e Kosovës. Derisa kjo e fundit, ka thënë se për këtë çështje qytetarët duhet të lajmërohen në stacionin më të afërt policorë.

“Qytetarët këto informacione mund t’i marrin në stacionet policore më të afërta ku banojnë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Insajderin.

Ministria e Punëve të Brendshme para disa jave ka njoftuar se nga data 1 qershor i këtij viti nuk mund të bëhet regjistrimi i automjeteve, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor, shkruan Insajderi.

“Sipas Ligjit për Automjete,Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor”, thuhej në njoftimin e MPB-së.

Ky vendim i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtëse në trafik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme