Më shumë se nëntë muaj kanë kaluar prej se u raportua rasti i parë i coronavirusit në Wuhan të Kinës. Si rrjedhojë e këtij shpërthimi më shumë se 37 milionë njerëz janë infektuar tanimë në botë nga virusi vdekjeprurës.
Përveç sëmundjes aktuale, historia na mësoi se njerëzimi është përballur ndër shekuj me pandemi të ndryshme.
Se si shpërthen një epidemi dhe si “ndizen” viruset, mikrobiologu, Lul Raka rrëfeu së fundmi në një intervistë për Telegrafin.
Raka theksoi njëherësh edhe rëndësinë që posedojnë masat parandaluese për menaxhimin e situatës pandemike.
Një profesor i Universiteti të Oksfordit, pati deklaruar se viruset qëndrojnë zakonisht të ‘fjetura’, që më pas rindizen në bazë të kushteve mjedisore? Ju si mendoni?
Lul Raka: Po, kjo ndodh me disa viruse, por jo me të gjithë. Shembuj tipikë janë viruset që shkaktojnë herpes apo HIV. Edhe për koronaviruset, fillimisht pati disa dyshime te pacientët, në të cilët virusi izolohej 1-2 muaj pasi kishin qenë paraprakisht negativë. Por, studimet e fundit e hodhën poshtë këtë ide dhe dëshmuan se nuk bëhej fjalë për latencë, por në 5 raste në botë pati rikthim të infeksionit te pacientët me nëntipe të ndryshme të virusit SARS-CoV-2.
Çfarë i bën viruset të ndizen?
Lul Raka:“Ndezja” apo reaktivizimi i viruseve mund të provokohet nga kombinimi i stimuluesve të jashtëm dhe të brendshëm. Faktorë të tillë mund të jenë stresi, infeksionet me viruse të tjera, trauma, ndryshimet fiziologjike dhe fizike (ethet, menstruacionet, ekspozimi ndaj diellit), dëmtimi i imunitetit dhe faktorë tjerë.
Si shpërthen një epidemi?
Lul Raka: Prej një rasti të vetëm të sëmundjes nëse gjen faktorë të përshtatshëm për përhapje. Prandaj, këtu është roli dhe ndikimi i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Tash nëse kthehemi prapa, do të pyesim pse nuk ishim më syçelë në rastet e para në Kinë? Çka do të ndodhte sikur të bëhej parandalimi në vatrën e parë të infeksionit?
A do të ketë mundësi të zhduket coronavirusi, sikurse në rastin e SARS?
Lul Raka: SARSI kishte vetëm 8,000 raste në botë. U tërhoq pas një periudhe të shkurtër duke shkaktuar vdekjen e 10 për qind të të prekurve. Por, shumë vështirë është të zhduket SARS-CoV-2 sikur SARS, sepse tashmë kemi shtrirje globale dhe vetëm brenda një dite patëm rekord të personave të infektuar me 350,000 raste.
U fut në argjendari për t’i blerë dhuratë gruas dhe dashnores, punonjësja “aksidentalisht” ngatërron çantat e dhuratave
Telegrafi: A ka mundësi që coronavirusi të bëhet endemik edhe me një vaksinë?
Lul Raka: Vaksina, të cilën e presim aq shumë, nuk mund të ketë efikasitet 100 për qind, sepse nuk ka vaksinë të tillë. Më e suksesshmja, ajo kundër fruthit i afrohet kësaj vlere. Ekspertët presin që kjo shifër për COVID-19 të jetë ndërmjet 70-80 për qind. Pra, me gjasë vaksina nuk do të jetë perfekte, prandaj mund të ketë raste sporadike me COVID çdo vit duke u bërë ndoshta endemik sikur gripi. Por, në atë kohë nuk do ta ketë ndikimin në shoqëri siç e ka sot.
Gripi i zakonshëm dhe coronavirusi i përkasin familjes së njëjtë, pse coronavirusi është me i rrezikshëm, ku qëndron dallimi?
Lul Raka: Nuk i takojnë familjes së njëjtë. Megjithëse kanë ngjashmëri, ato kanë edhe shumë dallime. Fillimisht mendohej se coronaviruset prekin vetëm sistemin respirator. Por, tashmë jemi dëshmitarë se ky virus prek zemrën, enët e gjakut, veshkat, mëlçinë, trurin. Vdekshmëria nga coronavirusi është shumëfish më e lartë sesa te gripi. Gripi ka kohë të inkubimit më të shkurtë, prek shumë më tepër fëmijët dhe shtatzënat. Kundër gripit kemi vaksinë.
Megjithëse temperaturat e larta nuk ndikuan në zhdukjen e virusit, siç kishin pretenduar edhe ekspertët e huaj, a do të mund të ndikojnë temperaturat e ulëta tek coronavirusi?
Lul Raka: Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në virus, por nëse nuk ka zbatim masash parandaluese e pamë se virusi nuk njeh barriera duke u përhapur më së shumti në kulmin e temperaturave të verës, siç ndodhi në Kosovë.
Disa ekspertë e krahasojnë sëmundjen e COVID-19 me Gripin Spanjoll të vitit 1918 për sa i përket valëve të përhapjes, ju si mendoni a kanë ngjashmëri?
Lul Raka: Në aspektin e definimit nuk ka standard uniform ndërkombëtar se çka quajmë valë të dytë. Ky term i referohet vetëm shfaqjes së shpërthimit të sëmundjes pas një periudhë te uljes fillestare të rasteve. Por, i njëjti parim mund të vlejë edhe për valën e tretë. Ulja e rasteve nuk është licencë për çlirim total dhe kthim në normalitet. Përkundrazi, masat parandaluese duhet të vazhdojnë, sepse nga mësimet që kemi marrë në korrik e gusht, e kemi parë se çfarë kostoje ka moszbatimi i masave nga populli dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe inspektimit nga autoritetet shtetërore. Megjithatë, duhet të bashkëjetojmë me virusin dhe më shumë të fokusohemi te zbatimi e inspektimi i masave sesa te reagimet ndaj numrave ditorë.
Kur jemi te pandemia e gripit të vitit 1918, ajo pati 3 valë. Më e rënda dhe vdekjeprurësja ishte vala e dytë. Gjatë asaj pandemie, virusi i gripit pësoi mutacion ndërmjet valëve.
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...