Google ADS

Si raportuan mediet serbe për Zgjedhjet në Kosovë

19:36 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Në Kosovë sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Në orën 7 në mgnejs janë hapur vendvotimet dhe votimi ka filluar, pjesëmarrës në garë ishin 26 subjekte politike, ndër ta edhe pesë lista me serb, raporton portal serb Telegraf.rs

Në procesin zgjedhor në veri të Kosovës ishin të përfshirë edhe disa monitorues të OSBE-së. Gjithashtu vendvotimet ruheshin edhe nga Policia e Kosovës.

Në zgjedhjet në Kosovë morri pjesë edhe i ashtuquajturi asistent për zyrën e Kosovës, Ljubomir Maric i cili ka votuar në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë dhe tha se vetëm “Lista Srpska” është garantues për praninë e institucioneve politikë të Serbisë në Kosovë.

Serbët e veriut të Kosovës kanë votuar me letërnjoftim të Serbisë në komunat Zveçan dhe Motrovicë të veriut, dokumente të cilat lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Gjithashtu mediet serbe kanë raportuar për një person të arrestuar me emrin Ranko Zdravkoviq nën dyshimin se në veturën e tij kishte materiale jashtë ligjore, por sipas një gazetari me emrin Darko Dimitrjevic nga radioKIM personi i arrestuar është lëshuar pasi policia nuk i gjeti asgjë në veturën e tij.
Pjesëmarrja më e madhe e votuesve serb u shënua në komunën e Shtërpcës, sipas KQZ’së.

Për zgjedhjet në Kosovë, është deklaruar edhe ministri i unëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq duke thënë se është me rëndësi jetike për popullin serb të votojnë dhe të sigurojnë mbijetesën e tyre.raporton perskopi

Marko Djuriç, i ashtuquajturi drejtor për zyrën e Kosovës ka deklaruar se “Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen politike të popullit serb në Kosovë. Prandaj është e nevojshme që të gjithë njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për listën serbe”. Sipas tij, Lista serbe është e vetmja që lidh serbët e Kosovës me Beogradin.

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet./arbresh.info/

Të ngjashme