Ditëve në vijim mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me luhatje të ndjeshme të temperaturave, parashikon Prishtina Weather.
Fronti i ftohtë që po kalon mbi rajon po karakterizohet me rënie të temperaturave si dhe shtim të vranësirave, mirëpo mbi vendin tonë nuk priten mundësi të mëdha për reshje, sipas këtij shërbimi të meteorologjisë.
“Me kalimin e frontit, ditën e enjte sërish priten kthjellime, përderisa temperaturat do të shënojnë rritje deri në 30C. Në fundjavë më pas priten mundësi më të larta për të reshura shiu”, thekson PW.
Parashikimi për datat 4-5 shtator:
4.09.2019 – Më freskët. Paradite kryesisht me vranësira. Gjatë ditës vranësirat do të shpërndahen e në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 4.
5.09.2019 – Më ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 7.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...