Sipas Bahri Berishës, drejtor i Doganës së Kosovës, ka informata se shteti serb po mundohet të ndihmojë importuesit që të kalojnë nëpër rrugë malore për të ikur nga taksa dhe për të importuar më lehtë mallrat në Kosovë.
Ai ka thënë në KTV se shteti serb po e sfidon Kosovën, por ka shtuar se pavarësisht taksës së vendosur, nuk është lejuar rritje e kontrabandës.
“Kemi informata se Serbia po ndihmon maunet që të kalojnë nëpër rrugë malore, që janë disa rrugë për automjete, jo ndoshta në pesha të rënda, por 5 apo 6 ton mund të kalohen nëpër rrugë malore”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo më së shumti bëhet nga grupet kriminale që synojnë profit më të madh me produkte të caktuara, por për shkak të taksës kontrabandimi po synohet të bëhet më shumë edhe për produkte ushqimore, barna e kozmetikë.
Sipas tij, ka pasur raste të kontrabandës kur është provuar nga shtete të tjera fillimisht t’i importojnë në Maqedoni e më pas përmes rrugëve malore t’i fusin në Kosovë.
Ai ka thënë se në vitin 2018 kanë pasur rreth 2 milionë euro produkte të falsifikuara. Këtu ka theksuar se është një ligj i veçantë për mbrojtjen e markave dhe aty verifikohet nëse produkti është fals. Për vitin 2019, ka thënë se shifra ka arritur në një milion euro.
Sipas tij, mbi 2 milionë euro mallra janë konfiskuar në vitin 2018.
Berisha po ashtu ka thënë se më shumë se dhjetë zyrtarë të Doganës janë në hetime.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...