Si po e presin Vitin e Ri të prekurit me COVID-19 në Infektivë?

23:14 | 31 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në Klinikën Infektive nuk ka ngjyra feste, përveç të disa kapelave bardh e kuq që po i mbajnë infermierët e kësaj klinike, kjo për shkak që sado pak të përçojnë ngrohtësi tek pacientët e tyre.

“Se kisha menduar kurrë që do të ndodhë kështu, sëmundjen e kam pas të rëndë, tani jam më mirë”, tregon për Klan Kosovën Zejnie Maliqi e prekur nga COVID-19.

“Jo për nder se kisha menduar një gjë të tillë…, në fakt nuk kam besuar që virusi mundet me qenë kaq i rëndë”.

Për dikë ngrohtësinë e familjes në këto ditë feste e ka zëvendësuar me personelin e këtushëm.

“Është normale të të mungoj familja, na mungon, por familjen e dytë unë e kam gjetur këtu….Nga drejtoria, mjekë, infermierë deri te pastruesit na kanë dhanë buzëqeshja që na kanë shëruar”, thotë Gani Morina i infektuar me Covid.\Arbresh.info\

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme