Temperaturat e larta të muajve të verës kanë bërë që shumë qytetarë ta përballojnë me shumë vështirësi këtë kohë.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka dal në sheshet e Prishtinës për ti pyetur qytetarët rreth temperaturave të larta, si po i përballojnë ata këto temperatura, cilat janë vendet ku po i frekuentojnë e shumë çka tjetër.
Temperaturat janë shumë të larta dhe sipas tij kjo është një ndër verat më të nxehta.
“Temperaturat janë shumë të larta, dhe duhet të kujdesemi, prej 10 deri në ora 5 deri sa të freskohet “u shprehë një qytetarë.
Mbrëmja është koha kur del një qytetarë tjetër, ku gjithashtu edhe për të kjo mbetet një ndër verat më të nxehta.
“Në mbrëmje dalim pak jashtë, sa kam përjetu unë kjo verë është më e nxehta”, u shpreh ai.
Një qytetarë tjetër tha se ka pasur akoma vera më të nxehta dhe këto temperatura sipas tij po shkaktojnë shumë nervozizëm dhe probleme me lukthin.
“Jo kjo nuk është vera ma e nxehtë ka pas edhe vera tjera më të nxehëta dhe se temperaturat e larta po ndikojnë tek personat që kanë nervozitet dhe kanë probleme me lukthin”, u shprehë tutje një qytetarë.
Ai gjithashtu rekomandoi që personat që kanë probleme me lukthin të qëndrojnë në shtëpi.
Një qytetar tjetër u shpreh se të moshuarit po e kanë më të vështirë në këtë kohë.
“Po kjo është vera ma e nxehtë, pleqtë po e kanë më vështirë në këtë kohë, u shpreh një tjetër qytetarë.
Ai u pyet edhe për vendet që frekuenton më shumë gjatë muajve të verës, ku sipas tij destinacioni kryesor mbetet parku i Gërmis.
“Unë dal verës me bashkëshorten në Gërmi edhe pse është uji i ftohtë”, shtoi më tutje ai./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?