Si në vitet e 90-ta, nesër qytetarët e Kosovës, kanë organizuar një protestë simbolike kundër zhvillimeve politike në vend, në kohë pandemie.
Replike, përmes një njoftimi për media, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nesër me fillim nga ora 20:00, të dalin nëpër dritaret dhe ballkonet e tyre dhe të krijojnë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë).
“Revolta dhe protestimi prej ballkonit e ka një simolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës. Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritatet e tyre kanë perdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe.
Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës.
Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit.
Përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora 20:00 për 5 minuta në të gjithë Kosovën po krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë) për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Replike.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...