Google ADS

Si në filma: Persona të maskuar e të armatosur vjedhin bankomatin në Prizren

10:24 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Një person në Prizren ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme