Do të duhej të ishte vendi ku gjen shërim dhe i shpëton rrezikut nga vdekja, por në Qendrën Klinike Universitare ka ndodhur e kundërta. Në Klinikën e Kirurgjisë, brenda një dite kanë vdekur katër persona; njëri prej tyre fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur javën që shkoi por e tëra ka kaluar në heshtje derisa nuk u bë publike nga mediat. Sot është mbajtur një takim urgjent ku drejtori i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj, ka thirrur në takim udhëheqësit e klinikave dhe është marrë vendim të krijohen komisione për të mësuar shkaqet e vdekjes së pacientëve.
Të enjten e kaluar, në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, kanë vdekur katër pacientë të cilët, siç merr vesh RTK, po atë ditë kishin kryer operacione të ndryshme në këtë klinikë.
RTK ka siguruar informata që në mesin e tyre është edhe një fëmijë, ndërsa ka edhe pacientë të tjerë nga operacionet e kryera atë ditë me gjendje të keqësuar e që janë në mjekim intensiv.
Kjo ngjarje ka alarmuar stafin e QKUK-së, prandaj drejtori Curr Gjocaj që nga mëngjesi deri në orët e pasdites të së martës ka mbajtur takime të shumta me drejtorët e klinikave kirurgjikale, anesteziologët, zyrtarë të barnatores qendrore dhe sektorit teknik me të cilët ka krijuar pesë komisione për të hulumtuar këto raste të dyshimta se si ka ndodhur.
Sipas burimeve të RTK-së, Gjocaj ka formuar komisionin profesional nga sektori i farmacisë- analiza e komplet barnave dhe produkteve farmaceutike që janë përdorur tek rastet.
Komisioni i shërbimeve teknike, i cili ka për detyrë të analizojë furnizimin me gazra medicinale, përfshirë edhe gjendjen teknike të tërë sistemit të gazrave medicinale.
Komisioni për analizim të gjendjes së pajisjeve mjekësore, përfshirë servisimin dhe gjendjen e përgjithshme të aparaturës mjekësore.
Komisioni në përbërje të përfaqësuesve teknikë dhe përfaqësuesve profesionalë, mjek kirurg dhe toksikologë e farmakologë klinikë dhe komisioni për funksionalizim alternativ të sistemit të oksigjenimit
Gjithashtu është mësuar se Komisioni farmaceutik e ka përfunduar punën dhe nga raporti nuk rezulton të ketë pasur dyshime në përdorimin e anestetikëve dhe barnave të tjera.
Komisionet e tjera janë duke kryer punën e tyre, derisa sipas të dhënave të para nga sektori teknik, nuk rezulton që në aspektin teknik të ketë pasur ndonjë problem që do të sugjeronte të ndërmerrnim masa të menjëhershme. Rezultatet dhe certifikatat nga operatori tregojnë për standard të lartë përdorim.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së ka njoftuar se posa të kenë rezultatet përfundimtare, do të dalin me një deklaratë lidhur me rastet e dyshimta të disa vdekjeve brenda ditës.
RTK ka provuar të marrë edhe familjarë të njërit nga viktimat por nuk kanë pranuar të flasin, kurse zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se ende nuk kanë asnjë inicim nga prokurori i shtetit lidhur me këto raste, ndërkohë në Prokurori nuk kanë dalë me një qëndrim.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...