Nata e së premtes ishte me zhvillime të befasishme. 43 deputetë kishin dhënë nënshkrimin e tyre për një seancë të jashtëzakonshme që të shfuqizohej Gjykata Speciale.
Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi në mbledhjen e kryesisë nuk morën pjesë LDK-ja dhe Vetëvendosja, duke bërë që të mos ketë kuorum.
Por si mund të shfuqizohet Gjykata Speciale?
Njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi në një postim në facebook ka treguar për katër hapat që duhet ndiqen për ta shfuqizuar Specialen, transmeton lajmi.net
“Thirr seance te jashtezakonshme permes te pakten 40 nenshkrimeve te deputeteve; Sigurohu qe ne salle i ke te pakten 61 deputete per te arritur kuorumin per mbajtje te seances; Sigurohu qe 2/3 e deputeteve te pranishem votojne per shmangie nga Rregullorja e punes se Kuvendit, qe gjithcka te shkoj me procedura te pershpejtuara; Bindi te pakten shumicen e deputeteve te pranishem dhe qe votojne per shfuqizim te ligjit”, ka shkruar në facebook Krasniqi.
Por tutje ai thotë se edhe nëse përmbushen të gjitha këti procedura, Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet tërësisht.
Kjo pasi ekzistenca e saj është e përcaktuar në Kushtetutë, dhe kjo detyron që të ketë edhe ndryshime kushtetuese, për të cilat nevojiten 2/3 e deputetëve.
“Edhe nese keni permbushur te gjithe keta hapa, Gjykaten Speciale nuk e keni shperbere krejtesisht, pasi baza e ekzistences se saj eshte e percaktuar ne Kushtetute. Per ta bere kete ju duhet te ndryshoni Kushtetuten, qe kerkon votat e 2/3 te te gjithe deputeteve te Kuvendit, perfshire 2/3 e deputeteve qe mbajne vende te garantuara”, ka shkruar njohësi i punës së Kuvendit.
“Cfare keni arritur te beni me shfuqizimin e ligjit, eshte te pamundesoni ushtrimin e funksioneve te gjykates. Nese deshtoni qysh ne fillim, thuani qe deputetet nuk kane ditur se cfare po nenshkruajne”, përfundon postimi i Albert Krasniqit në facebook.
Gjykata Speciale ishte themeluar në vitin 2015, me qëllim që të hetohen krimet e luftës të pretenduara se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Aso kohe presidenti Thaçi lobonte që kjo Gjykatë të themelohet, e ditët e fundit ai ishte njëri nga iniciatorët që kjo të shfuqizohej.
Madje edhe më shumë se 10 deputetë të PDK-së kishin ngritur dorën për formimin e kësaj gjykate, e të premten dhanë nënshkrimin për zhbërjen e saj. /Lajmi.net/
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...