Viti 2019 për drejtësinë kosovare nisi me konfliktin ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Që nga data 9 janar, të gjithë avokatët në nivel vendi janë në bojkot të përgjithshëm.
Oda e Avokatëve po kërkon nga Këshilli Gjyqësor të tërheqë rekomandimin dhe urdhëresën për qasjen e avokatëve dhe palëve të tjera në gjykata.
Por çfarë dhe kujt i ndalohet hyrja apo lëvizja ‘e paarsyeshme’ në korridoret e gjykatës ?
Në urdhrin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, në fillim shkruhet se ”… me qëllim të vendosjes së rendit në Gjykatë”.
Sipas urdhrit të lëshuar në gusht të vitit 2018 nga kryetari Ymer Hoxha avokatëve u lejohet hyrja në objektin e Gjykatës, pra në zyrën e pranimit, ku bëhet dorëzimi i shkresave të ndryshme, si dhe avokatët kanë qasje të lirë në zyrat për menaxhimin e lëndëve, atë penale dhe civile, të gjitha këto zyre që gjenden me të hyrë në hyrjen e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Pra, lëvizja nëpër këto zyre mund të bëhet pa shkuar lart në korridoret ku gjenden sallat e gjykimeve dhe ku janë edhe zyrat e gjyqtarëve.
Sipas të njëjtit urdhër, i cili është rekomanduar nga Këshilli Gjyqësor që të veprohet njëjtë nëpër të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, palët dhe personat e tjerë në objektin e gjykatës pos zyrave të lartpërmendura, janë të kufizuar të lëvizin nëpër korridoret e Gjykatës, atje ku gjenden sallat e gjykimit dhe zyrat e gjyqtarëve.
Hyrja e palëve në këto hapësira është e lejuar vetëm kur kanë ftesë për seancë gjykimi.
Ndërsa nëpër hapësirat ku gjenden sallat e gjykimit dhe zyrat e gjyqtarëve, avokatëve u lejohet të kenë qasje nëpër këto hapësira kur kanë ftesë për gjykim, pra kur janë të parapara mbajtja e seancave gjyqësore të caktuara sipas orarit paraprak.
Por, edhe në rast të kundërt kur avokatët nuk kanë ftesa për gjykim, hyrja e tyre nëpër këto hapësira lejohet nëse paraprakisht, pas telefonimit nga recepcioni i gjykatës, ndonjë gjyqtar apo edhe kryetari jep lejen dhe pranon që avokati të shkojë në zyrë për komunikim dhe takim me gjyqtarin.
E njëjta situatë vlen edhe për palët e tjera dhe personat e tjerë, të cilët nuk janë persona zyrtarë.
Pra, lëvizja e personave jozyrtarë, qoftë palë në ndonjë procedurë apo familjarë të personave ndaj të cilëve zhvillohen procedura gjyqësore, qasja e këtyre personave nëpër korridoret e gjykatës ku gjenden sallat e gjykimit dhe zyrat e gjyqtarëve, është e lejuar vetëm atëherë kur kanë ftesa për seancë gjyqësore.
E njëjta vlen edhe për avokatët të cilët kanë qasje të lirë dhe pa pengesa nëpër zyrat për menaxhimin e lëndëve dhe te zyra e pranimit të shkresave, por avokatët duhet të kenë ftesë për gjykim pra seancë të caktuar për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, në mënyrë që të kenë qasje në korridoret e gjykatës ku gjenden sallat e gjykimit dhe zyrat e gjyqtarëve, ndërsa në rastet kur avokatët nuk posedojnë ftesë për gjykim, vizitat e tyre te zyrat e gjyqtarëve do të lejohen vetëm nëse paraprakisht gjyqtari të japë leje që ndonjë nga avokatët të mund të shkojë në zyrë për komunikim profesional lidhur me ndonjë lëndë.
Ndërsa se si do të vazhdojë situata më tutje do të shihet nga veprimet e Odës së Avokatëve apo nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Pra, duhet të pritet se cila palë do të lëshojë pe.
Kur dhe si filloi gjithçka ?
Ymer Hoxha në gusht të vitit 2018 ka lëshuar një urdhër, me të cilin kufizohet qasja në objektin e Gjykatës për palët dhe avokatët, të cilët nuk kanë ftesa, apo nuk kanë arsye për të qenë në Gjykatë, apo për të lëvizur korridoreve të Gjykatës, raporton KALLXO.com.
KALLXO.com raportoi se në fund të muajit dhjetor të 2018, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nëpërmjet një e-maili dërguar të gjithë kryetarëve të gjykatave themelore të Kosovës, sqaron se në mbledhjen e mbajtur, Këshilli ka shqyrtuar kërkesën e Arianit Salihut, ushtrues detyre i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Këshilli Gjyqësor kishte vlerësuar se vendimi i kryetarit Ymer Hoxha, në lidhje me kufizimin e qasjes së avokatëve dhe palëve në objektin e Gjykatës pa ftesa apo pa leje, është në përshtatshmëri me Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave dhe nën kompetencën e kryetarit të Gjykatës, thuhet në njoftimin dërguar të gjithë kryetarëve të gjykatave në nivel vendi.
Andaj në fillim të janarit të 2019 Këshilli Gjyqësor i kishte rekomanduar që të njëjtin vendim tash e tutje ta zbatojnë të gjitha gjykatat e tjera.
Këtu fillon edhe ”konflikti” ndërmjet Odës së Avokatëve të Kosovës dhe gjyqësorit.
Me 5 janar 2019, Oda e Avokatëve të Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme e shpalli të kundërligjshëm vendimin e KGjK – së dhe ka kërkuar tërheqjen e vendimit të tillë, sepse, sipas OAK, është shkelje e parimit të qasjes në drejtësi dhe si e tillë është e papranueshme për avokatët e Kosovës.
Ndërsa me 8 janar, Oda e Avokatëve lëshoi njoftim se si rezultat i mosreagimit të Këshillit Gjyqësor dhe si pasojë e mostërheqjes së vendimit për zbatimin e urdhrit nëpër të gjitha gjykatat në nivel vendi, Oda e Avokatëve dhe të gjithë avokatët nga data 09.01.2019 (ditë e mërkure), do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm për të gjitha gjykatat, prokuroritë dhe Policinë në tërë territorin e Kosovës, kjo deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga KGjK.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...