Si i komentojnë ekspertët masat për kursim të energjisë elektrike?

10:01 | 18 Shtator 2022
A Z

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Artane Rizvanolli ka propozuar masa të detyrueshme për kursim të energjisë elektrike në institucione të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrje publike, por ekspertët i shohin me skepticizëm respektimin e këtyre masave.

Mes tjerash, parashihet se si duhet të jetë temperatura në dhoma dhe se duhet fikur pjesërisht ndriçimi publik. Këtë formë të masave e sheh me skepticizëm eksperti i energjisë Fatos Aliu.

Sipas tij, ka shumë metoda të kursehet energjia elektrike, por se ato duhet te sqarohen mirë jo vetëm me një deklarim dhe të shihet se cila është mënyra më e mirë për interes të qytetarëve.

“Në pyetje është distribuimi i energjisë me i pa nevojat e qytetarëve dhe që të jetë më saktë gjendja. Mirëpo ne kemi probleme me mungesë të furnizimit të energjisë dhe tash na bie në mend ajo që është dashur të mendohej shumë vite më përpara për përdorim racional të energjisë. Po për të siguruar furnizim të energjisë nuk janë bërë kapacitete të reja me kohë është lejuar anarki në ndërtime, ka një kontrollë të efiqiencës, atëherë edhe kursimi i energjisë do të ishte më i madh”, tha Aliu për Arbresh.info.

Ai më tej shtoi se në gjitha komunat duhet në mënyrë intensive të ketë bashkëpunim për të parë se cilat janë mundësit e kursimit dhe alternativa tjera të furnizimit me energji qoftë solare ose ka sisteme te ndryshme.

“Parashikimi realizimeve të blloqeve ekzistuese remontet duhet të bëhen me një plan shumë më të sigurt”, tha Aliu i cili kërkoi vëmendje më të madhe të qeverisë ndaj KEK-ut. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme