Ish ministri i Jashtëm në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca kohë më parë kishte treguar se si kishte arritur të kuptoj se kush në të vërtetë qëndron mbrapa raportit të Dick Martytit që ishte baza e themelimit se Gjykatës Speciale. Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion dhe i cili kishte punuar në këtë drejtim. Konjufca për se afërmi ishte interesuar për të ditur më shumë se librin e Carla Del Ponte dhe më pas edhe iniciuesin e raportit të Dick Martytit.
“Mendoj se raporti i Dick Martyt është iniciuar nga Rusia dhe këto fakte i kam mbledhur sa kam qenë pjesë e delegacionit të Evropës kur është miratuar raporti. Unë kam qenë pjesë e Këshillit prej vitit 2011 deri në vitin 2015 dhe pjesa që më së shumti që më ka interesuar është raporti i Dick Martyt. Kur kam hyrë në arkivat e këtij Këshilli dhe çfarë kam gjetur ka qenë shumë e habitshme dhe e neveritshme”, kishte treguar Konjufca në një emision televiziv.
Ai ka treguar se ky mocion ishte dorëzuar dy javë nga Kosachev pas publikimit të librit nga prokurorja Carla Del Ponte.
“Në arkiv e kam gjetur mocionin i cili është dorëzuar në Komitetin Juridik dy javë pas publikimit të librit të Carla Del Pontes. Mocionin e kishte dorëzuar Konstantin Kosachev. Kosachev ka qenë udhëheqësi i deputetëve të delegacionit rus. Konstantin Kosachev pasi e boton Del Ponte librin, ku thotë që në këtë periudhën maj-qershor 1999 dhe gjashtë muaj kur është çliruar Kosova, 300 persona janë zhdukur në Kosovë dhe janë dërguar në Shqipëri, pretendimi i saj, janë hequr organet dhe me to është bërë tregti, duke aluduar në pjesëtarë të UÇK-së. Dy javë rri gati Kosachev dhe e deponon një mocion i cili e ka emrin ‘Mocion për trafikimin e organeve gjatë konfliktit në Kosovë dhe të trajtimit çnjerëzor’”, ka treguar ai. “Në vitin 2010 atë temë e rimerr Dick Marty. A nuk po është e habitshme që të jetë titulli i njëjtë i raportit të Martyt. Kjo vjen prej Konstantin Kosachevit e jo prej Martyt, pastaj Marty e ka prodhuar një raport 50 faqesh.
Raporti është i mbushur me pa të vërteta, me shprehje raciste për shqiptarët si shoqëri fisnore, do me thënë aty shkruan se shqiptarët nuk janë komb, është raport i ndyrë dhe burimin e ka të Konstantin Kosachevi, drejtues i delegacionit rus në Këshillin e Evropës”, shpjegon Konjufca. Kujtojmë se javën e kaluar zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë. Në njoftimin e kësaj zyre, thuhet se Thaçi dhe Veseli dyshohen për 100 vrasje.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...