Trajneri i përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në futboll, Mehmed Bazdareviç, një ditë para përballjes së miqësores me Shqipërinë, ka deklaruar se jemi të ndërgjegjshëm që kemi përballë një skuadër dinjitoze dhe të përgatitur mirë.
“Dua të them që kemi disa mungesa nga titullarët, por ne kemi arritur të sigurojmë nga të rinjtë të cilët mund të përfaqësojnë denjësisht skuadrën tonë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi përballë një skuadër dinjitoze dhe të përgatitur mirë, por dua të them se kemi shansin të shohim nga afër disa lojtarë që duan të jenë titullarë në këtë skuadër në të ardhmen. Ndërsa kjo ndeshje do të shërbejë gjithashtu si një provë e mirë për ndeshjen me Greqinë”, tha Bazdareviç gjatë një konference për media.
Skuadrën e Shqipërisë, edhe lojtari i Bosnjës, Senad Luliç, e ka cilësuar si një kundërshtar të fortë.
“Shqipëria ka përparuar shumë në vitet e fundit, por në këtë ndeshje ne jemi me emra të rinj për të parë të ardhmen e skuadrës sonë”, ka shtuar ai.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...