Si duhet të mbrohemi nga alergjitë e poleneve në stinën e pranverës, tregon alergolou

10:02 | 8 Mars 2020
L G

Alergologjia është një shkencë relativisht e re në kuadër të shkencave mjekësore e cila në vete ngërthen sëmundje të ndryshme, patologji të ndryshme të cilat bazën e kanë reaksion alergjik dhe që deri vonë janë mjekuar në disiplina të tjera të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info, alergologu dhe imunologu, Dukagjin Zogaj ndërsa ka treguar edhe se çfarë lloje të alergjive kemi.

“Për sa i përket llojeve ekziston diversitet një laramani shumë e madhe e alergjive dhe ato mund të jenë alergji të rrugëve të frymëmarrjes, mund të jenë alergji ushqimore, nga kontakti, nga pickimi i bletëve dhe alergji medikamentoze pra, ekziston një laramani shumë e madhe për sa i përket llojeve të ndryshme të alergjive”, ka thënë ai.

Zogaj shton se jo vetëm pranvera mundet me qenë alergjia e polenit, pasi që siç thotë ai ekzistojnë disa alergji, disa polene të cilat lajmërohen shumë herët por edhe në fund të verës si dhe në fillim të vjeshtës, pra janë sezone të ndryshme.

Ai tutje ka treguar se cilat janë këto alergji.

“Vetë stina e pranverës është një stinë e cila neve në thonjëza na imponon që të flasim më tepër sa i përket alergjisë sezonale mirëpo ndoshta është mirë që të tregojmë që edhe alergjitë sezonale këto polenet janë të ndryshme, pra nuk duhet me marr në atë kuptimin që pranvera është alergjia e polenit sepse ekzistojnë disa alergji disa polene të cilat lajmërohen shumë herët siç janë polenet e drunjëve të gjatë pastaj e kemi atë sezonën madhore ku lajmërohen shumica e poleneve barishteve dhe drithnajat dhe që shumica e popullatës e njohin atë sezonë, dhe kemi alergjinë e vonshme pra fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës dhe që faktikisht është alergjia në shkurre apo kaçuba. Janë sezona të ndryshme dhe ndodh që një pacient mund të jetë alergji në të gjitha këto kështu që telashet e tyre janë shumë afatgjate”, ka shtuar ai.

Alergologu ka treguar poashtu se cilat janë masat preventive që duhet ndërmarrë ata pacientë të cilët kanë alergji në polen.

Ai ka thënë se ekzistojnë katër rrugë për t’i luftuar këto lloje të alergjive:

  1. Është edukimi, ne duhet ta edukojmë pacientin në lidhje me natyrën e alergjisë sepse duhet potencuar faktin që këto sëmundje janë sëmundje ekskluzivisht trashëguese dhe gjithmonë gjatë marrjes së anamnezës kur na pyesim për historinë e sëmundjes së pacientit gjithmonë na del një anëtar i familjes i cili ka pas astmë, pra rreziku i kësaj sëmundje është që qon në drejtim të paraqitjes së astmës bronkiale, prandaj numër një e kemi qëllimin si t’i edukojmë pacientët në lidhje me natyrën e sëmundjes, kjo është shumë e rëndësishme për pacientët.
  2. Janë masat preventive për të gjithë ata pacient të cilët kanë alergji në polen normalisht gjatë kësaj sezone duhet me marr disa masa preventive ato janë të thjeshta por duhet pasur parasysh, kur është temperatura ditore shumë e lartë pra prej orës 12 deri nga 4 ose 5 pasdite mundësisht pacientët mos me dal jashtë, për qejf, për aktivitete obligative të shkollës apo të punës normalisht që por mos me dal për qejf sepse kur është nxehtë polenet ngritën në atmosferë futen në rrugët e frymëmarrjes dhe na japin telashe, rrobat e pacientëve duhet të thahen brenda jo jashtë, dritarja e dhomës duhet qëndruar mbyllur gjithmonë, pranverë edhe verë sepse në këtë mënyrë parandalohet futja e poleneve brenda, vetëm herët në mëngjes ose mbrëmje vonë duhet bërë ajrosja e dhomës përndryshe kur është ai piku maksimal i temperaturës ditore duhet të mbahet dritarja mbyllur dhe çdo mbrëmje pacientët kur kthehen në shtëpi pasi t’i mbarojnë aktivitete ditore duhet larguar rrobat që i kanë pas vesh të bëjnë dush dhe të veshin rroba të pastërta jo për higjienë por për të larguar polenet që gjatë ditës janë kapur në fytyrë dhe në flokët e tyre.
  3. E kemi terapinë simptomatike ne do të japim terapi aq sa ka nevojë, në disa raste kemi nevojë të japim më tepër terapi në disa më pak, varësisht nga ecuria e sëmundjes.

       Zakonisht terapia konsiston në dhënien e një apo dy tabletave dhe një spreji të hundës, ato      mund të përdorën kohë pas kohë gjatë sezonës.

  1.  Dhënia e një imunoterapie specifike një lloje vaksine që zakonisht merret gjatë dimrit deri në pranverë dhe e ka emrin vaksinë parasezonale dhe në atë mënyrë faktikisht sistemi imunitar i pacientit ngritet në një nivel më të lartë dhe e parandalon kalimin e sëmundjes prej rrugëve të sipërme në rrugë të poshtme, pra i ikim rrezikut të astmës./arbresh.info/R.Rexhepi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme