Google ADS

Si do të jetë moti në Kosovë në ditët e fundit të korrikut dhe në ditët e para të gushtit

21:58 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Vazhdon edhe më tutje mot i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, fusha të presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon do të favorizojnë mot më të kthjellët por jo me temperatura të larta mbi vlera mesatare.

Me 30 korrik dhe 01 gusht – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

Me 02 gusht – Mot kryesisht me vranësira. Paradite me riga lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Me 03 gusht- Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Përderisa në ditët e para të javës, në disa pjesë të rajonit priten temperatura të larta edhe mbi 35C, në vendin tonë kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 25C deri në 28C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme