Kjo javë do të nis me mot me vranësira dhe diell. Temperaturat do të shënojnë rritje.
Sipas Prishtina Weather ditën e mërkurë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojë mbi rajon. Priten reshje të dobëta shiu, kryesisht orëve të paradites, e temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave, me maksimale edhe mbi 25C.
Parashikimi për periudhën 4-7 mars:
4.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
5.05 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën ngrohtë, vransirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje të dobëta shiu.
6.05 – Më freskët dhe me erë. Në mëngjes vranët, me reshje të dobëta shiu. Ditën intervale me diell dhe erë. Reshjet pritet të pushojnë.
7.05-8.05 – Ditën e enjte pjesërisht me diell. Në mëngjes ftohtë. Të premten ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 7C. Temperaturat maksimale në fillim të javës rriten deri në 21C, ndërsa ditën e mërkurë pësojnë rënie deri në 14C. Nga e enjta sërish në rritje.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare veriu dhe perëndimi 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, por kohëpaskohe do të shënojë rritje.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...