Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se nuk është ligjore rritja e çmimeve me marrëveshje mes bizneseve
Ka 17 vjet që Jahja Podvorica nga qyteti i Podujevës, ushtron zanatin e berberit.
Në gjithë këto vjet pune, myshteritë që janë qethur tek dyqani i tij, kanë paguar dy euro.
Por, një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku shihen gjithë berberët e Podujevës, ka ngjallur dyshimin që ata kanë bërë marrëveshje të fshehtë për ngritjen e çmimit nga 2 në 3 euro, raporton T7.
Madje ata, e kanë përgatitur edhe çmimoren e re, që sipas tyre, do të hynte në fuqi pas 15 shkurtit.
Podvorica thotë se me çmimin aktual nuk po arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.
Berberi shton se problem shtesë për punën e tyre, janë edhe reduktimet e energjisë elektrike.
Por, një berber tjetër jo larg nga Podvorica thotë se 3 euro për llapjanët, është çmim i lartë.
E për qytetarët çmimi prej 3 eurosh për qethje është pak i shtrenjtë.
Çmimorja e këtij shërbimi është e rregulluar edhe me ligj.
Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ndalon marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, caktimin e çmimit të shitjes apo shërbimeve.
Pika e parë e këtij neni thotë se bizneset nuk mund të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
Kështu ky plan i berberëve doli të jetë jetëshkurtër.
Valon Prestreshi nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për medie, bëri të ditur që ka marrë në pyetje organizatorët e kësaj mbledhje.
Prestreshi ka thënë se grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa-kompromis.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok