Si 13 vjeçare ishte plot me energji dhe të qeshura deri në ditën që filloi përdorimin e drogës

08:02 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ishte plot energji, jetë, dashuri dhe të qeshura, para se të marrë një drejtim që i shkatërroi gjithë këto ndjesi.

16 vjeçarja nga Ferizaj për mbi tre vjet kishte qenë përdoruese e lëndëve narkotike.

Ajo në një intervistë ekskluzive dhënë për arbresh.info ka treguar se kurreshtja e ka shtyrë që të provoj për herë të parë. Ajo gjithashtu nuk kishte paguar asnjë para për lëndët narkotike derisa shpërndarësit e kishin vërtetuar se ka filluar varësia ndaj mariuhanës.

E jeta e saj para përdorimit të lëndëve kishte qenë krejt ndryshe.

“Para përdorimit të lëndëve narkotike kam qenë një vajzë e shkëlqyer në shkollë, e dashur, e lidhur me familje mirëpo kureshtja më shumë dhe lidhja me atë shoqëria ka ndryshoi tërë jetën”, ka thënë ajo.

Sipas saj shoqëria ka qenë shkaku që të provojë mariuhanën.

“I kam pas 13 vjet, së pari herë e kam përdor me shoqëri. Fillimisht nuk e kam përdorë një kohë por ata dukeshin se janë tu u ndi mirë, janë ma nalt, janë më të veçantë dhe isha kureshtare me e provu. Në fillim kam deshtë vetëm më e provu, mirëpo kam vazhdu derisa u bëra e varur nga ajo”, ka shtuar ajo.

Edhe shoqëria e saj kishte ndryshuar tërësisht.

“Ata kanë qenë një vit më të mëdhenj, nuk kam paguar asgjë për shkak se lidhet shoqëria. Një narkoman e lyp një femër me e përdor dhe nuk i kërkon para sepse përmes saj e  ka më të lehtë të depërtoj. Për dy vite nuk kam paguar kurgja, fillimisht kam përdor mariuhanë, katër vjet, pastaj me droga të tjera, por më shkurt. E kam ndërruar krejt rrethin, kam nejt vetëm me përdorues”, ka thënë 16 vjeçarja.

16 vjeçarja ka rrëfyer edhe për momentin kur nëna e saj e ka kuptuar se ajo është përdoruese e drogës.

“Kur e kanë kuptuar familja jam ndier shumë keq, shumë fajtore, por kam gjet shumë përkrahje e që tash as nuk e përdor më. Mami më së pari më ka vërejt, më ka pa lëndë narkotike në uniformë të shkollës, jam arsyetuar, e një kohë as ajo nuk e pranoi të vërtetën, derisa e pranova edhe vet”, ka shtuar ajo.

Më poshtë mund të gjeni të plotë rrënimin e saj./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2624111514311301/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme