‘Shyqyr që ke shpëtu, ke pas fat”: Çka i tha Kurti policit të plagosur gjatë vizitës së tij në QKUK

21:45 | 9 Dhjetor 2022
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar një video të vizitës së Kurtit në QKUK tek polici i plagosur.

Kurti në video dëgjohet duke i thënë që ‘shyqyr që ke shpëtu. Ke pas fat edhe operacioni ka shku mirë’.

Tutje, Kurti i flet pak edhe për gjendjen në veri dhe qëllimet e tyre.

“Këta spe kuptojnë që po i vjen fundi, ato protesta që u munun me i bo s’i dolën bash qysh kanë planifiku, tash disa qindra vetë i kanë në listë të rrogave, kriminela, që bojnë sherre kado që shkojnë, qisi njerëzish ju kanë met. Shyqyr që ke pshtu, kjo është më e rëndësisishmja. Të fala shumë familjes”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme