Nga 2500 në 7500 euro për të gjithë studentët e doktoratës në top universitetet ndërkombëtare
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se do t’u ofrohet bursë nga 2500 në 7500 euro për të gjithë studentët e doktoratës në top universitetet ndërkombëtare.
Ai ka thënë se që nga pranimi i detyrës si ministër, asnjë moment nuk është ndalur së angazhuari për të përmirësuar gjendjen e cilësisë në arsim, njofton Klan Kosova.
“Për të bërë ndryshime pozitive e kam parë që duhet të ndërmarr disa politika që prodhojnë rezultate pozitive, e në mesin e tyre janë edhe politikat në arsimin e lartë, me fokus të veçantë zotimet e mija për mbështetjen e studentëve të dalluar përmes bursave të dinjitetshme”.
“Në funksion të kësaj, MAShT ka ndarë bursa për të gjithë studentët e Kosovës të cilët vijojnë studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...