Pikërisht gjysma e të anketuarve në një sondazh të ri të Demostat, besojnë se Serbia duhet të qëndrojë neutrale ndaj luftës në Ukrainë dhe t’i rezistojë presionit për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore, edhe nëse vendi vuan si rezultat.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka dënuar pushtimin e Ukrainës, por gjithashtu ka njoftuar se Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve ndaj aleatit të saj të vjetër. Kjo përkundër presionit të madh për Serbinë, për të rënë në përputhje me politikën e jashtme të bllokut.
21 për qind e të anketuarve mendojnë se “Serbia duhet të mbajë anën e Rusisë”, ndërsa vetëm 13 për qind mendojnë se “Serbia duhet të qndrojë në një anë me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën”. 16 për qind e të anketuarve nuk pranuan t’i përgjigjeshin pyetjes, përcjell Klankosova.tv
Kur shpalli qëndrimin e Serbisë në shkurt, Vuçiqi kujtoi përvojën e vetë Serbisë për sanksionet perëndimore – gjatë luftërave të viteve 1990 – dhe “agresionin” nga anëtarët e NATO-s, dhe vuri në dukje mbështetjen e Rusisë për Serbinë gjatë asaj kohe. Ai gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë për Serbinë duke refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës.
Kur të anketuarit u pyetën nëse ekziston frika se lufta ruso-ukrainase mund të përhapet në ish-Jugosllavi, gjysma e tyre thanë se besojnë se është një rrezik real, por më shumë se një e katërta ende nuk besojnë se do të ndodhë diçka.
Gjysma tjetër e të anketuarve nuk shohin ndonjë rrezik, ku 28 për qind janë shprehur qartë dhe thonë se nuk do të ndodhë, dhe 21 për qind thonë se nuk janë të sigurt se nuk do të ndodhë. 3 për qind e të anketuarve nuk janë përgjigjur.
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...