Shumica e qytetarëve serbë mendojnë se problemet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen, me apo pa ndërhyrjen e BE-së.
Ky opinion është rezultat i një sondazhi të kryer së fundmi nga Ministria e Integrimit Europian në Serbi.
Anketa tregon se 59 për qind e qytetarëve serbë vlerësojnë se dialogu me palën kosovare është i nevojshëm, pavarësisht përfshirjes së BE-së.
Sidoqoftë, përqindja e qytetarëve që mbështesin këtë dialog ka pësuar rënie në krahasim me të kaluarën. Në dhjetor 2013, 70 për qind e qytetarëve e mbështesnin dialogun, transmeton tch.
Kjo mund të shpjegohet nga fakti që marrëveshja e parë e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, mbi parimet e qeverisjes dhe normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013, përbën një gur kilometrik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sondazhi i fundit tregon gjithashtu se për qindja e njerëzve që nuk mbështesin negociatat u rrit deri në 30 për qind. Por kjo mund të shpjegohet me faktin se prej kohësh bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli kanë hyrë në një ngërç.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...