Ndërtimet e larta në Kosovë shumë pak i plotësojnë kriteret e ndërtimit, në veçanti ato që kanë të bëjnë me evakuim në rastet emergjente. Edhe pse me ligjin në fuqi, çdo ndërtesë mbi dy katesh është e obliguar që t’i ketë shkallët emergjente për evakuim në rast të fatkeqësive, në të shumtën e rasteve kjo nuk po respektohet.
Sipas legjislacionit në fuqi, ndërtuesit janë të obliguar që të marrin masat mbrojtëse nga zjarri, qoftë përmes shkallëve të jashtme emergjente apo edhe përmes formave të tjera te shkallët e brendshme. Kështu tha për Radio Kosovën kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.
“Ligji obligon çdo ndërtues t’i vendosë shkallët emergjente prej katit të dytë. Ato shkallë duhen të jenë gjithmonë të lira dhe të pastra dhe duhet të jenë të ndërtuara nga metali dhe assesi nuk mund të ndërtohen nga materiale të tjera”, tha Ibrahimi.
Ndërkaq për Drizan Shalen, njohës i çështjes së sigurisë, mungesa e shkallëve emergjente është përgjegjësi e atyre që lëshojnë leje të ndërtimit dhe atyre që bëjnë pranimin e objekteve.
“Punëkryesit gjatë ndërtimit të objektit i mënjanojnë shkallët emergjente. Kjo tregon një papërgjegjësi edhe të organeve kompetente që lëshojnë leje të ndërtimit, pasi nuk i vëzhgojnë objektet që janë ndërtuar pa shkallë emergjente. Shkallët emergjentë janë të domosdoshme për sigurinë e banorëve që jetojnë në ato ndërtesa”, tha Shala.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, thotë për Radio Kosovën se zjarrfikësit ballafaqohen më probleme të shumta në raste të zjarreve në katet e larta për shkak të ndërtimeve pa kritere, hapësirës së pamjaftueshme për manovrimin e kamionëve të zjarrfikësve si dhe rrugëve të ngushta.
“Nuk habitem me ndërtesat që janë ndërtuar më parë, por po habitem më ndërtesat që janë në ndërtim e sipër, që nuk po u ndërtohen shkallët emergjente. Çka është më e keqja edhe institucioneve siç janë shkollat u mungojnë shkallët emergjente e kjo vërtet e vështirëson punën tonë, por edhe rrezikon jetët qytetarëve”, tha Zeka.
Sipas të dhënave të shërbimit të zjarrfikësve fatmirësisht këtë vit nuk ka pasur viktima në njerëz. Ndërkaq, vendosja e shkallëve të emergjencës sipas zyrtarëve është obligim, materialet e përdorura për dyert antizjarr, apo edhe materialet me te cilat ndërtohen rrokaqiejt anë e kënd Kosovës duhet te parashikojnë edhe momentet kur ka zjarr, apo kur ka emergjenca publike./rtklive
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...