Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva-Dërmaku, ka thënë se në shumicën e komunave në vend, kamerat e vendosura në sheshet publike janë legale.
Sipas saj, AIP ka kërkuar nga autoritetet që kamerat e vendosura nëpër sheshe publike të jenë sipas kritereve ligjore, pasi autoritet për t’i mbikëqyr këto kamera është vetëm Policia e Kosovës.
Ajo ka thënë se nga shumica e komunave kanë marrë konfirmimin se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sipas vendimit që e ka lëshuar ky institucion.
“Agjencia vitin e kaluar në bazë të planit të inspektimit ka bërë inspektimin në të gjitha komunat e Kosovës, përjashtuar komunat serbe në veri, ku ka kërkuar nga autoritetet që kamerat që vendosen nëpër sheshe publike të jenë sipas kritereve ligjore, i vetmi autoritet që ka të drejtë t’i mbikëqyr kamerat në sheshe publike është Policia e Kosovës, deri më sot në shumicën e komunave që kemi lëshuar vendime tashmë edhe e kemi shkresën thuajse ku na kanë njoftuar se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet sipas vendimit që e kemi lëshuar ne si Agjenci dhe sot në shumicën e komunave kamerat të cilat janë të vendosura në sheshet publike janë legale”, ka thënë Sogojeva-Dërmaku për Ekonomia Online.
Sogojeva-Dermaku ka deklaruar se synim i tyre mbetet transparenca dhe llogaridhënia institucionale.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi një prej detyrave por edhe prioriteteve të saj në vazhdimësi e ka edhe fushatat e ndërgjegjësuese me qëllim që t’i ndërgjegjësojmë institucionet publike në raport me zbatimin e ligjeve çoftë të qasjes çoftë të mbrojtjes por edhe të qytetarëve për t’i mbrojte të dhënat e tyre personale por edhe të realizojnë të drejtën e tyre për të pas qasje në dokumente publike në mënyrë që të ngrisim transparencës institucionale por edhe llogaridhënien institucionale”, deklaroi ajo.
“… ne në vazhdimësi mbajmë ligjërata në Universitete, kemi konferenca, takime të ndryshme me biznese, me shoqërinë civile, më komunitet të gazetarëve, me qëllimin që sa më shumë t’a ndajmë dhe t’i ndërgjegjësojmë qytetarët për sa i përket këtyre të drejtave por në anën tjetër sidomos për bizneset të ngrisim ndërgjegjësimin rreth zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, tashmë kemi mbajt disa takime, tryeza të rrumbullakta, aktivitete të ndryshme çoftë me odat ekonomike që janë në vend, çoftë me shoqata të ndryshme të bizneseve të ndryshme”, u shpreh ajo.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...