Është bërë praktikë që anëtarët e komisioneve parlamentare të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri e Maqedoni, me qëllim të shqyrtimit të projektligjeve të caktuara.
Kjo e ka shtyrë një deputete që të japë dorëheqje nga detyra e zëvendëskryetares së komisionit parlamentar, duke kërkuar nga Kryesia e Kuvendit t’i ndërpresë shpenzimet e panevojshme të komisioneve.
Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, ishte zëvendëskryetare e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, deri para pak kohësh. Më 25 mars, ajo është tërhequr nga ky komision dhe për këtë i ka shkruar letër Kryesisë së Kuvendit, si formë proteste, ku i ka kërkuar që t’i ndërpresë udhëtimet e panevojshme të komisioneve parlamentare jashtë vendit.
“Në këtë letër kam dashur t’ia tërheq vëmendjen Kryesisë që mos të lejojë që një gjë e tillë të shndërrohet në një aktivitet që as nuk sjell përfitime për Kuvendin, por përkundrazi i shton tej mase shpenzimet. Sepse një udhëtim i tillë, minimumin e kostos mund ta ketë 6 mijë euro, e mund të shkojë edhe deri në 10 mijë euro, përderisa puna shumë lehtë mund të kryhet në ndërtesën e Kuvendit”, tha Pantina për Radio Kosovën.
Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, e kritikon këtë praktikë, ndërsa thotë se bazuar në raportin financiar që Kuvendi ka publikuar së fundi, nga totali i udhëtimeve që deputetët i kanë bërë jashtë vendit, 30 për qind e tyre janë realizuar në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, shumë prej të cilave për hartimin e projektligjeve.
“Ne si KDI konsiderojmë që këto praktika, ku për secilin projektligj të mbahen takime jashtë vendit, jo vetëm që krijojnë shpenzime të mëdha dhe të panevojshme, por në të njëjtën kohë edhe ua pamundësojnë akterëve të jashtëm dhe palëve të interesit që dëshirojnë të kontribuojnë në proces të shqyrtimit të ligjit”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Deputetja Shqipe Pantina ka qenë kritike në vazhdimësi sa i përket mëditjeve jashtë vendit. Madje ajo thotë se kur opozita në mandatin e kaluar e bojkotonte punën e Kuvendit, ajo si opozitare ka hequr dorë nga mëditjet dhe i ka kthyer në Kuvend paratë nga udhëtimet e ndryshme.
“Por kjo as që është konsideruar ndonjë herë. Përkundrazi, është parë si një veprim naiv do të thosha”, tha Pantina.
Pantina megjithatë do të angazhohet në një tjetër komision, në atë për Buxhet dhe Financa, ndërsa në vend të saj në Komisionin për Administratë Publike, do të shkojë Dardan Molliqaj.
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin