Neni 10 i planit franko-gjerman parasheh të gjitha marrëveshjet që janë arritur nga dy qeverisjet e kaluara, fillimisht në kohën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe më pastaj në kohën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kështu ka bërë të ditur, njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci për “Arbresh.info”.
Sipas tij, duke marr parasysh që në përmbajtjen e këtij neni janë të gjitha marrëveshja e arritura nga PDK dhe LDK, nuk ka çka me u shqetësua aty askush, sepse siç thotë ai, janë marrëveshje nga e kaluara e dialogut që nga viti 2011 e deri më tani.
“Neni 10 i këtij plani, parasheh gjitha marrëveshjet që janë arritur nga dy qeverisjet e kaluara, fillimisht në kohën e PDK-së dhe më pastaj në kohën e LDK-së, kështu që nuk ka çka me u shqetësua aty askush sepse janë marrëveshje nga e kaluara e dialogut që nga viti 2011 e deri më tani”, thotë Raci.
Raci, është i bindur që shumë shpejt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mund të ftohen në Paris ose Berlin për nënshkrimin e komplet dokumentit.
“Ka mundësi që në një të ardhme të shpejtë të dy liderët të ftohen në Paris ose Berlin ku do ta nënshkruanin komplet dokumentin, planin dhe aneksin në prezencë të shefave të Bashkimit Evropian”, thotë Raci.
Sipas tij, kërkesa e amerikanëve edhe e evropianëve ka qenë që të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tani me i zbatu Kosova, dhe siç thotë ai Kosova këtë po e bënë përmes këtij plani franko-gjerman, për të cilin ka marrë zotimin që do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet.
“Sa i përket Asociacionit edhe ajo është njëra nga marrëveshjet që është arritur në Bruksel dhe për të cilën ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për parimet e vitit 2015 ku thuhet se ato parimet e 2015’tës nuk janë në frymën e Kushtetutës së Kosovës dhe kërkon që marrëveshja e 2013’ës të zbatohet në rastin e Asociacionit. Pas marrëveshjes së 2013’ës ai Asociacion duhet të jetë sipas modelit që ka aktualisht i njëjti Asociacion që është në Kosovë”, shprehet Raci.
Raci, është shprehur i habitura nga reagimi i LDK-së dhe PDK-së.
Ai e quan hipokrite kërkesat e dy partive opozitare, LDK-së dhe PDK-së për të mos zbatuar këto marrëveshje, marrë parasysh sipas tij, që këto marrëveshje janë arritur pikërisht në kohën kur këto dy parti kur ishin në pushtet.
“Është e habitshme një kërkesë e tillë prej PDK-së, sepse me sa di unë LDK është shpreh pro planit franko – gjerman. Nuk mund të jenë të dëmshme nëse Kosova po zotohet se do t’i zbatojë pikërisht ato marrëveshje që i ka arritur PDK-ja dhe LDK-ja, e që edhe ShBA-të po kërkojnë me i zbatu obligimet ndërkombëtare që i kemi si shtet. Natyrisht nëse ka shqetësime të tjera opozita duhet me i kërkua që ky plan të kalojë në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu të kalojë edhe një verifikim nga Gjykata Kushtetuese. Këto do të ishin kërkesa më të kuptueshme dhe më të pranueshme të cilat do t’i kishim sot nga opozita. Por, t’i kërkosh pozitës që mos t’i zbatojë ato marrëveshje të cilat opozita e sotshme i ka arritur në të kaluarën duket pak si hipokrite”, thekson Raci
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në një rast ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është kompetente edhe për këtë çështje, pra është përgjegjëse për dialogun.
Por, nëse ka dakordim dhe nëse ka kërkesa nga faktori ndërkombëtarë, sipas Racit, duhet të kalojë edhe në Kuvend dhe nuk ka asgjë të keqe që Kuvendi ta miratojë.
Por, ai thotë se do të duhej paraprakisht ta vlerësonte se a është në vijë me Kushtetutën.
Në anën tjetër, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, thotë se është rregull në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare që marrëveshjet paraprake të dakorduara ndërmjet palëve duhet të zbatohen.
“Ato nuk zbatohen vetëm nëse ri-dakordohen ndërmjet palëve, apo me veprime të njëanshme, por që kanë konsekuenca. Kisha Ortodokse Serbe ka aktualisht, dhe do të ketë të gjitha garancitë dhe të drejtat, por nuk mund të ketë dimensionin e shtetit në shtet”, shprehet Murtezaj.
Sipas Murtezajt, Asociacioni mund të jetë eventualisht një organizëm i karakterit të ofrimit të disa shërbimeve, por që sipas tij, nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk duhet të dëmtojë rregullimin funksional të shtetit të Kosovës.
Ai thotë se i takon Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbrojë interesat nacionale të Kosovës në çdo tavolinë negocimi.
Ndryshe, të shtunën (18 mars), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u takuan në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiçit, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.
BE-ja ka thënë se në të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.
Por, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të palëve rreth asaj se çfarë marrëveshje është arritur.
Ndërkohë një ditë pas takimt në Ohër, kryeministri Kurti ka pritur të hënën në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.
Në këtë takim Kurti i informoi ambasadorët për bisedimet e mbajtura të shtunën në Ohër dhe për rezultatin e arritur.
Kurti, po ashtu ka theksuar se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...