Shumë shpejt, Kosova dhe Holanda me marrëveshje për sigurime sociale

16:56 | 31 Korrik 2018
V. S.

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të para ndërkombëtare për sigurime sociale, ajo me Mbretërinë e Belgjikës dhe Konfederatën e Zvicrës, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i dha dritën jeshile nismës së propozuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Kjo edhe për fillimin e negociatave për marrëveshje për sigurime sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Ministri Reçica tha se kësisoj, po i hapet rrugë realizimit të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve gjegjëse, në fushën e sigurimeve sociale./zëri.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme