Shumë qytetarë vazhdojnë të kërkojnë trajtim në QKMF-në e Deçanit

21:35 | 13 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Shumë banorë të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim për helmim teksa shkaqet ende mbeten të paqarta.

Helmimi që supozohet të jetë nga uji i pijes, ende nuk është konfirmuar si shkak, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se si pasojë e gjendjes së krijuar që nga e diela Deçani tashmë ka shpallur gjendje emergjenta teksa janë ndarë edhe nga pesë mijë euro për trajtimin e pacientëve.

Hetimet rreth shkakut të helmimit të mbi 1500 personave në këtë komunë është duke vazhduar nga organet kompetente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme