Tash e disa javë Kosova ka filluar procedurën për grumbullimin e plazmës konvalescente nga personat të cilët e kanë kaluar sëmundjen COVID-19.
Institucionet shëndetësore, përmes një udhëzuesi kanë vendosur që të fillojë trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus me plazmën konvalescente, si terapi mbështetëse.
Infektologu Sali Ahmeti, i cili është edhe kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente, thotë për Arbresh.info, se tashmë ka filluar procedura për dhënien e plazmës konvalescente.
Sipas tij, sa më shpejt që jepet plazma, pritshmëria për efikasitetin e saj është më e madhe.
“Po në transfuzionin e gjakut ka filluar proceduara për grumbullimin e dozave që nga 2 shkurti. Deri më tani janë disa persona që janë lajmëruar. Do të bëjmë përvojat tona dhe disa nxjerrin efekte të mira e disa me efekte më të pakta. Sa më shpejt që jepet plazma, pritshmëria për efikasitetin e saj është më e madhe, pasi që kjo përmban antitrupa që e bëjnë neutralizimin e virusit në depërtimin e tij në receptorët e qelizave gjegjëse”, thekson Ahmeti.
Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.
Sa i përket sasisë së grumbulluar të plazmës konvalescente, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), tha se deri më tani ka pasur interesim të kënaqshëm, për dhurimin e plazmës.
“Po procedura ka filluar deri në këto momente ka pasur interesime të kënaqshme nga qytetarët për dhurimin e plazmës konvalecente, shpresojmë që në ditët në vijmë të ketë interesim edhe më të lartë”, ka thënë shkurt ajo për Arbresh.info.
Ndryshe, trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin./A.Zeka/arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?