Qytetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë skeptik nëse do të merrnin vaksinën kundër coronavirusit edhe pse një e tillë ende nuk ka dalë në treg.
Ka të tillë që besojnë në teoritë konspirative se vaksina përmban mikroçip.
“Nuk kisha preferua ta marr vaksinën sepse ajo ka çip edhe na dirigjon dhe kontrollon shteti. Për këto arsye unë askujt nuk i kisha preferua ta merr atë vaksinë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gafurr Abdullahu.
Edhe qytetarë tjerë shprehen se nuk do të ishin të gatshëm ta marrin vaksinën.
“Nuk do ta merrja pasi besoj se nuk është efikase dhe se ka pasoja”, deklaron një tjetër qytetarë, përcjell telegrafi.
“Nuk është e vërtet që ajo vaksinë është shëruese”, shprehet një i moshuar.
“Unë do të përgjigjesha me JO. Askush të mos e merr sepse është alergjike dhe mund të ndikojë në shëndet edhe më keq”, shprehet një tjetër qytetar.
Mirëpo ka edhe qytetarë të tjerë që janë të gatshëm ta marrin vaksinën.
“Aspak nuk do të hezitoja ta merrja vaksinën. Këto janë vetëm konstipacione që nuk e di nga kanë dalë. Është palidhje të them është budallaki të besosh në konspiracion”, thotë qytetari Ylber Prapashtica.
“Nuk jam shumë i sigurt por po të ishte vaksina efektive do ta merrja, ndryshe hezitojmë”, shprehet Hysen Kqiku.
Nga hulumtimet botërore 74% e të rriturve janë shprehur se do ta merrnin vaksinën.
Ndërsa në një hulumtim që “Pyper” ka realizuar në Kosovë 30% e të anketuarve nuk besonin në ekzistimin e coronavirusit.
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...