Erërat e fuqishme kanë lënë sot pa energji elektrike shumë pjesë të vendit.
E sipas KEDS ekipet janë mobilizuar për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishke në rrjet, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet gjithashtu se erërat e forta janë koncentruar në rajonin e Dukaginit por edhe në Prishtinë, Prizren e Gjilan.
“Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë̈ prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike. Erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit? por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë ? Prizren ?Gjilan”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu KEDS ka kërkuar nga qytetarët të lajmërojnë rastet e dëmtimit nga energjia elektrike.
“KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë̈ atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë̈”, thuhet më tej.
Ndryshe shumë fshatra të komunës së Podujevës sot kanë pas ndërprerje të energjisë elektrike deri në 5 orë.
Derisa në disa rajone të tjera ndërprerja e energjisë për shkak të erërave të fuqishme po vazhdon ende./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...