Shumë pakënaqësi për shtatoren e Demaçit në Prishtinë

23:13 | 23 Korrik 2019
L G

Të premten bëhet një vit që kur vdiq veprimtari Adem Demaçi.  E për nder të tij, planifikohet të vihet edhe gurthemeli i shtatores e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë, raporton T7.

Ndonëse nuk ka përfunduar në tërësi procesi i përzgjedhjes së modelit të shtatores, janë shfaqur pakënaqësi.

Njëri nga shtatë kandidatët, Agon Qosa i ka thënë televizionit T7, se nuk ka marrë vlerësimin e merituar nga komisioni.

E pjesë e këtij të fundit ishte edhe Hydajet Hyseni, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë.
Edhe sipas tij, ky konkurs do të duhej të kthehet nga fillimi.

E përmes një përgjigjeje me shkrim edhe djali i Adem Demaçit, Shqiptari tha se nëse shtatorja nuk i pëlqen familjes, nuk do ta miratojnë.

Por familja Demaçi, nuk ka qenë pjesë e komisionit vlerësues. Nga zyra e Kryeministrit treguan arsyen.

Sipas tij, tani do të bëhet edhe vlerësimi financiar, para se të zgjedhet bucela e shtatores.

Lluka tha se Kryeministri para se të nisej për në Hagë, porositi ata që në një vjetorin e vdekjes së Demacit, të zhvillohet një ceremoni e denjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme