Google ADS

Shumë pak produktivitet në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë

11:45 | 16 Maj 2018
V. S.

Në një tryezë të thirrur nga KDI për monitorimin e punës së kuvendit, transparencës dhe llogaridhënies, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se nga janari në Kuvendin e Kosovës ka pasur shumë pak produktivitet, edhe pse ai tha se kanë mbajtur një numër të konsiderueshëm të seancave, por sipas Veselit më shumë kanë qenë qeshje që nuk i takojnë drejtpërdrejtë punës së kuvendit.

Po ashtu Veseli ka thënë se ka deputetë që vijnë dhe vetëm nënshkruajnë e nuk marrin pjesë në seancë, raporton Arbresh.info

“KDI e bëri një përshkrim të situatës që është në Kuvendin e Kosovës me të cilat në shumicën rasteve  nuk pajtohemi. Janë disa të gjetura që janë reale. Nga janari deri në mars i kemi kaluar 45 ditë në kuvend. Është e vërtetë se produktivitet ka pasur shumë pak. Agjenda e kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje që ndoshta nuk i përkasin drejtpërdrejtë”.

Ai lavdëroi rolin dhe punën e shoqërisë civile dhe mediave.

“Roli i shoqërisë civile dhe mediave është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Me raportin që e kemi nga KDI e konsideroj shumë pozitiv. Kuvendi është aktualisht institucioni më transparent në Kosovë”.

“Që nga ardhja ime në krye të kuvendit kemi publikuar pasqyra financiare çdo tre muaj. Lus komisionin për buxhet që ta bëjë detyrën e tij. Kemi deputetë që vijnë në sallë vetëm sa për t’u nënshkruar. Vijnë vetëm një herë e dy kur ka transmetime televizive dhe më nuk janë aty”.

Në legjislaturën e gjashtë vetëm 48 deputetë kanë bërë pyetje parlamentare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme