Nga ujësjellësi rajonal KRU “Prishtina” përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se disa lagje në Prishtinë dhe në komunën e Graçanicës nuk do të kenë ujë tërë ditën.
Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë.
Kjo ndërprerje e ujit, sipas njoftimit, po bëhet për shkak të punimeve teknike në gypin e ujit nga çeliku 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Njoftimi:
Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 29 gusht 2020 e shtunë, KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik.
Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë.
Për shkak që, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike. /arbresh.info/
Krasniqi: Pavarësisht se kush do të jetë President, ne do je...
Pacolli për Thaçin: Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyr...
PSV deklason Gironën, Dinamo Zagreb triumfon bindshëm ndaj s...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare