Google ADS

Shume kufizime, por Qeveria në detyrë nuk e do shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

21:45 | 13 Prill 2020
L G

Duke treguar masat shtesë që do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë, ministri i Shëndetësisë, Arben Viti, bëri të ditur se qytetarët tani do të lëvizin nga ora 7:00 deri në 22:30, ku janë nda në shtatë kategori.

Në një orë e gjysmë psh nga ora 7:00-8:30 do të lëvizin qytetarët që e kanë një numër të caktuar, pra numrin e parafundit të letërnjoftimit. Nga ora  8:30 deri në orën 9:00,  do të bëhet dezinfektimi i hapësirave ku kanë qarkulluar ky grup i qytetarëve, pastaj nga ora 9:00 deri në orën 10:30 vazhdon grupi tjetër i qytetarëve me numrat përkatës me shifrën e parafundit të numrit të tyre personal. E kështu deri në orën 22:30.

“Për disa ditë me ministritë e linjës e kemi bërë llogaritjen, dhe në këtë mënyrë zgjatet orari i qytetarëve, mirëpo duke dalur vetëm në numër të caktuar. Ne  e kemi llogaritur se diku rreth 40 mijë qytetarë brenda 1 orë e gjysmë  mund të dalin në gjithë territorin e Republikës së  Kosovës.

Megjithatë, përkundër këtyre masave, ministri Vitia tha se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

“ Ne realisht prej momentit kur u shpallë situata e emergjencës në kuptimin e shëndetit publik, ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Dhe çdo ditë kemi punuar dhe jemi munduar të marrim masa konform  situatës dhe rekomandimeve epidemiologjike që na kanë ardhur nga Instituti i Shëndetësisë Publike.  Deri tani nuk janë shfrytëzuar asnjë pjesë e kapaciteteve, por në anën tjetër nuk ka asnjë nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos kur e dimë që aktiviteti i policisë dhe stafit mjekësor janë në kapacitetet e duhura dhe duke u ofruar ndihmë qytetarëve të Kosovës”, tha Vitia./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme