Nga grabitja e armatosur pasditën e së mërkurës në një argjendari në Suharekë, janë plagosur dy policë, ndërsa shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, prokurorja Ervehe Gashi, e cila tha është duke u punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Prokurorja Gashi tha se të gjitha njësitet policore janë angazhuar, ndërsa Kryeprokurori Admir Shala është në vendin e ngjarjes.
Prokurorja bëri të ditur se njëri polic u plagos me armë zjarri, ndërsa tjetri u lëndua gjatë rezistencës.
Ndryshe, katër persona të armatosur dyshohen se kryen grabitje pasditen e së mërkurës në Suharekë, teksa nga të shtënat me armë zjarri plagë mori një polic, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë, në zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës sapo janë informuar menjëher kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, konfirmoi Policia.

Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...