Google ADS

​Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat në Hagë

18:46 | 7 Nëntor 2024
Q L

Ish Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimin në Facebook, ai tha se kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme për UÇK-në, shkruan Arbresh.info.

“Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo Prokurori në mënyrë zyrtare”.

Tutje Buja tha se: “Lufta jonë, si popull, ka qenë një përpjekje e drejtë dhe legjitime për liri kundër okupatorit serbo-jugosllav, të cilët kanë kryer krime të rënda ndaj popullit tonë. Lufta jonë çlirimtare ishte imponuese dhe e drejtë”.

Po ashtu ai shpreson se drejtësia të vihet në vend edhe për bashkëluftëtarët e tij të cilët ende gjenden në Hagë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme