Google ADS

Shukri Buja largohet nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan?

13:13 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Ish kryetari i Lipjani Shukri Buja sipas burimeve të arbresh.info do të shkarkohet nga detyra e tij si kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet.

I kontaktuar nga arbresh.info ai është shprehur i çuditur me pyetjen duke thënë se këto janë manipulime të mediave.

“Kryetar i degës jam që 11 vjet këtë nuk e ka kontestuar askush. Çka janë këto manipulime të mediave, është jashtë logjikës vetëm si pyetje me u bë. Këto janë spekulime gazetareske të cilat e dezinformojnë opinionin publik”, ka thënë Buja për Arbresh.info.

Kujtojmë se Shukri Buja është shpallur fajtor në vitin 2013 për veprën penale të mos raportimit të pasurisë. Ai ishte dënuar me një gjobë prej 2 mijë eurove dhe katër muaj burg me kusht.

Buja nuk e kishte deklaruar pasurinë e tij ani pse një gjë e tillë parashihet me ligj./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme