Ish kryetari i Lipjanit, Shukri Buja sot edhe zyrtarisht do të aderoj tek Nisma për Kosovën.
Buja, i cili dha dorëheqje ditë më parë nga kryetari i PDK-së, në Lipjan do t’i bashkohet partisë se Fatmir Limajt.
I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Buja ka konfirmuar se do t’i bashkohet Nismës.
“Sot në ora 14:00, do të mbahet një konference për media dhe aty do të shihni pozicionimin tim të ri politik”, ka thënë shkurt ai.
Ai nuk ka zbuluar nëse do të kandidoj për kryetar të Lipjanit nga radhët e Nismës.
“Të gjitha do t’i mësoni sot në konferencë”, ka shtuar ai.
Buja për një kohë të gjatë ishte pjesë e PDK-së. Në mandatin e kaluar ishte ndër deputetët më të zëshëm, i cili kërkonte qe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Dy javë më parë ai dha dorëheqje nga kryetari i degës se PDK-së në Lipjan.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit